Pranga të riut gjirokastrit, po shkatërronte automjetin në 18 Shtatori

0
153

Një i ri në ka shkatërruar automjetin BMW në pronësinë e shtetasit H.K nga Gjirokastra.

Burime të siguruara nga vendngjarja, kanë thënë për Jugunews se e gjitha kjo ka ndodhur në orën 02:30 minuta në lagjen “18 Shtatori” ku Dejvis Guma po shkatërronte me mjete rrethanore, automjetin në fjalë.

Policia është vënë menjëherë në lëvizje ku ka zbuluar të riun gjirokastrit e më pas ndaluar. Gjatë kontrollit të cantës së tij, u gjet një sasi lënde narkotike dhe dy thika të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme ndërkohë që ndaj Gumës rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe shkatërim prone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here