Pranga të riut në Tepelenë

Drejton automjetin pa leje drejtimi arrestohet në flagrancë nga Policia.

Gerald Dervishi 19 vjec nga Tepelena, është arrestuar nga Policia Rrugore e Tepelenës pasi pranë Pallatit të Sportit në Tepelenë një ditë më parë, u kap teksa drejtonte automjetin tip “Ford Focus” me targa AA581HC pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme dhe ndaj adoleshentit rëndon vepra penale e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment