Pranga tiranasit. Drejtonte mjetin në gjendje të dehur

0
355

Një tjetër arrestim shënohet nga blutë e Gjirokastrës tek drejtuesit e mjeteve. Blendi Kotorri 38 vjec, është arrestuar mesditën e sotme pasi ka qenë i alkoolizuar momentin kur drejtonte automjetin e tij. Sipas burimeve zyrtare, patrulla e Policisë Rrugore, e ka pikasur 38 vjecarin tiranas, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur në aksin Gjirokastër-Kakavije në postbllokun e ngritur në afërsi të fshatit Sofratikë tek kthesa që të con drejt Delvinës. Drejtuesi i mjetit pas testit të alkoolit, ka rezultuar pozitiv dhe për pasoja u arrestua menjëherë, ndërkohë që automjetin me të cilin udhëtonte tip BMW me targa AA001AY, u mbajt në ambjentet e Policisë së Gjirokastrës. Materialet i kaluan Prokurorise së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Ky është rasti i katërt brenda 40 ditëve të fundit, që rrugorët, arrestojnë drejtues mjetesh të alkoolizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here