Prangoset i riu gjirokastrit në Kakavije me cigare kontrabandë

Një i ri nga Gjirokastra, është prangosur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijes, teksa ishte duke kontrabanduar 12 steka me cigare Marlboro.

Saimir Sinani 36 vjec, u kap në orët e para të mëngjesit të sotëm nga kontrollorët kufitarë të Kakavijes teksa tentoi të hynte në Shqipëri, me 12 steka cigaresh që i kishte blerë tek Free Shop-i në pjesën greke të Kakavijes.

Policia Kufitare e pati vëzhguar Sinanin kur hyri ilegalisht drejt Greqisë dhe po ashtu dhe hyrjen për në Free Shopin grek ku bleu 12 steka me cigare. Më pas i riu gjirokastrit hipi në autobuzin e linjës Athinë-Tiranë dhe pasi ka arritur në zonën e kontrollit kufitar, tentoi t’i shmanget kontrollit duke fshehur stekat me cigare në një kanal anësor pranë zonës së kontrollit.

Pas ndërhyrjes u kap nga policia me të 12 steka Marlboro të cilat ishin pa pullë fiskale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment