Pranverë apo dimër?/Temperatura arrijnë deri në 18 gradë

0
140

Dita sotme parashikohet në zonat veriore gjatë mëngjesit me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa qendra dhe jugu paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët.
Por sipas Meteoalb duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësira largohen nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 18°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here