Prefekti i Gjirokastrës, vë në lëvizje drejtuesit rajonalë për marrjen e masave në prag-dimri

0
180

Parandalimi i zjarreve gjatë verës që kaloi si dhe masat që do të merren për përballimin e dimrit që vjen, kanë vënë në lëvizje prefektin e Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj.

Ky i fundit në cilësinë e përfaqësuesit të qeverisë shqiptare në jug të vendit, ka mbledhur sot në mesditë drejtuesit kryesorë të institucioneve rajonale në takimin e radhës së Organit Këshillues.

Gjatë këtij takimi janë analizuar masat e marra për përballimin e zjarreve për periudhën qershor-shtator 2019, dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarreve në rang qarku si dhe masat që do të merren për përballimin e situatave emergjente të mundshme për periudhën vjeshtë-dimër 2019-2020 nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Prefekti i Astrit Aliaj ka kërkuar vlerësim dhe bashkëpunim ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore, degëve territoriale dhe strukturave shtetërore për parandalimin, shmangien dhe minimizimin e dëmeve në situata emergjente të natyrave të ndryshme, si dhe planifikim të detajuar të masave organizative-teknike.
Në fund të takimit nga ana e Prefektit të Qarkut, janë lënë rekomandimet përkatëse për zbatim për të gjitha institucionet përgjegjëse si riorganizimi në cdo bashki Komisioni i Mbrojtjes Civile, marrja e masave për pastrimin e kanaleve, tombinove e pusetave për përforcimin e argjinaturave, për pastrimin e kanaleve, tombinave, pusetave, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe sigurimin e sasisë së domosdoshme të kripës dhe skorieve.

Zoti Aliaj la porosi që ky proces duhet të ketë përfunduar deri në fund të tetorit. Për këtë madje u kërkua ngritja e grupeve të konstatimit dhe të vlerësimit të dëmeve në terren dhe përgatitja me korrektësi e dokumentacioneve për kompesimin e qytetarëve në lidhje me dëmet e shkaktuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here