Prej 12 vitesh në arrati, ekstradohet në Shqipëri, tepelenasi i dënuar me 17 vite burg

0
171

Specialistët e Interpol Tirana kanë kryer ekstradimin nga Athina/Greqi drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar A.H 37 vjeç lindur në Tepelenë, i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe”Armëmbajtje pa leje”.

37 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2006, kohë kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 09, datë 25.01.2006 e ka dënuar me 17 vite burgim, për veprën penale “Vjedhje me armë” dhe ” Armëmbajtje pa leje”  të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Prej 12 vitesh ai ndodhej në arrati dhe rezultonte si person i shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here