Prerja e paligjshme e pyjeve vazhdon në qarkun e Gjirokastrës

0
248

Prerja e paligjshme e pyjeve vazhdon me ritme të shpejta në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë muajve korrik-shtator ka një tendencë rritëse të prerjes pa kriter të pemëve kjo pasi drurët e prerë bëhen gati për shitje për sezonin e dimrit ,kohë gjatë së cilës tregtohen me cmime nga 35mijë lekë për metër e më shumë në varësi të llojit të drurit. Pyjet e Zagorisë apo të Pogonit janë kryesisht zonat ku ka më shumë pemë të prera ndërsa ligji i vendosur për moratoriumin e pyjeve është nul. Prerja e pemëve sipas ligjit llogaritet për shkelësin ,gjobë në vlerën 5 milionë lekë .Ndërsa sipas policisë vendore Gjirokastër vetëm në muajin shtator janë evidentuar katër raste ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Për aq kohë sa nuk meren masa apo të vendosen gjoba pyjet do vazhdojnë të bien pre e dorës fatkeqe të njeriut duke mos lënë asnjë pemë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here