Prezantohet struktura e re e PD, si do të funksionojë Aleanca Qytetare

Një nga vendimet e Kuvendit të sotëm ishte krijimi i Aleancës Qytetarë. Anëtari i komisionit që drejton punimet e Kuvendit, Enkelejd Alibeaj bëri me dije se kjo organizatë do të shërbejë për afrimin e intelektualëve të spikatur në shoqëri në PD, pa qenë nevoja që të jenë anëtarë të kësaj force politike.

Ai bëri me dije se Aleanca Qytetare ka si objektiv dhënien e mendimit kritik dhe të analizojë politikat e nismat e Partisë Demokratike. Sipas Alibeaj, PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare me 10 % në pozicionet vendimarrëve ose drejtuese të partisë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit, me propozim të Kryesisë propozohet që në statutin e PD-së të shtohen dy dispozita të cilat i dedikohen krijimit të një strukture të re demokratike që quhet Aleanca Qytetare për Demokracinë.

Pas nenit 58 do të shtohet neni 58 fraksion 1, që thotë se përveç organizatave partnere që partia ka, shtohet dhe Aleancën Qytetare e cila bëhet nga intelektual të spikatur në shoqëri, të cilët bashkëndajnë të njëtat vlera dhe parime me PD-në. Anëtarësimi në parti nuk është kusht për anëtarësimin në Aleancën Qytetare për Demokraci.

Aleanca Qytetare synon të analizojë dhe të japë mendim kritik ndaj politikave, qasjeve dhe nismave të Partisë Demokratike duke ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë. Dhe pika 4, PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare me 10 % në pozicionet vendimarrëve ose drejtuese të partisë”, tha Alibeaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment