Priten pemët në stadiumin Gjirokastra!


Prej ditës së sotme ka nisur aksioni i prerjes së pemëve rrotull stadiumit të Gjirokastrës. Këto pemë janë shekullore ,të vendosura aty prej vitesh ,por që nga sot nuk do të jenë më.Arsyeja? Sipas drejtorit të agjencisë së shërbimeve publike Ylli Muho këto pemë po priten pasi ” shqetësojnë” bizneset dhe kalimtarët si dhe mund të bëhen burim aksidentesh. Gjithashtu ,ai ka shtuar se këto pemë do të zëvendësohen me fidanë të rinj.
Këtu lindë pyetja nëse do zëvendësohen me fidanë të rinj atëherë pse po priten ? Cilat biznese shqetësojnë ato pemë shekullore ? E meqë i kemi hyrë natyrës me sëpatë le të shpresojmë mos kemi pasoja në të ardhmen.
Ndërsa aksioni i prerjes së pemëve do të vazhdojë edhe në zona të tjera të qarkut Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment