Priten vrasje politikanësh dhe biznesmenësh, Tirana në shtetrrethim pas lojës së rrezikshme të Edi Ramës

Lëvizjet e fundit të Edi Ramës për të përqendruar në një dorë tregun e bixhozit dhe trafikun e kokainës ka hedhur në erë interesa shumë të mëdha, duke provokuar përplasje me pasoja të parashikueshme në Tiranë.  Si mos të mjaftonte vjedhja e rreth 800 mijë eurove në vit, koncesionet mafioze, tenderat korruptivë, përvetësimi i pronave publike, shitja e maleve dhe plazheve, ndarja e kullave etj., Edi Rama, muajt dhe javët e fundit po fut në dorë të gjithë industrinë e bixhozit në Shqipëri, duke ia kaluar vëllait të tij.

Në të njëjtën kohë, Rama dhe segmentet qeveritare kanë prishur një linjë të fuqishme të trafikut të kokainës, siç ishte kapja e 613 kg kokainë në Durrës.

Menjëherë pas kapjes së kokainës, u vranë disa personazhe në Tiranë, gjoja si aksidentalisht dhe si vetëvrasje, mes tyre edhe njerëz që ruajnë politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm. Brenda Ministrisë së Brendshme u humbi jetën shoferi i Fatmir Xhafajt, ndërsa për çudi u zhdukën pamjet filmike për të zbardhur të vërtetën.

Më vonë, edhe dy njerëz të Gardës që merren me ruajtjen e pushtetarëve humbën jetën në mënyrë misterioze. Ky ishte vetëm mesazhi parë i baronëve të drogërave të forta për disa politikanë të Tiranës, në një kohë kur Gjermania po zbërthen dhe ka vendosur të mos e sjellë në Shqipëri Arbër Çekajn, personin që bënte linjën e kokainës.

Përveç luftës për kokainën, në Tiranë ka nisur një luftë e egër për tregun e bixhozit. Edi Rama, duke shfrytëzuar pushtetin, si policinë, tatimet, parlamentin etj, po merr nën kontroll tregun e bixhozit bashkë me vëllain e tij dhe disa biznesmenë, duke nxjerrë jashtë loje shumë persona të tjerë. Kjo ka bërë që mafia politike në Tiranë dhe biznesmenë të fuqishëm të marrin masa ekstreme sigurie nga frika e një hakmarrje të pamëshirshme.

Sipas burimeve, ditët e fundit është miratuar një qarkore e veçantë me një plan masash ekstra për ruajtjen e politikanëve të përfshirë në kapjen e bixhozit, të disa politikanëve dhe familjarëve të tyre. Aktualisht Tirana është në shtetrrethim të padukshëm.

Rritja e masave të sigurisë mësohet se ka ardhur pas informacioneve të mbledhura në rrugë të ndryshme për planifikimin e vrasjeve në niveleve të larta të politikanëve dhe biznesmenëve të Tiranë. Të gjithë personat që u janë minuar interesat e mëdha financiare, po mbahen nën vëzhgim.

Në të njëjtën kohë, Edi Rama ka nisur me shpejtësi hartimin e dy projektligjeve për izolimin e personave të rrezikshëm, që drejtojnë krimin e organizuar në Shqipëri. Me ligjin e parë synon të izolojë më tej personat e rrezikshëm që janë dënuar, ndërsa me ligjin tjetër synon të mbajnë nën kontroll kundërshtarët jashtë.

Ky ishte mesazhi që dha Edi Rama: “Qeveria ka nisur draftimin e një pakete ndryshimesh në Kodin Penal për të fortët. Kështu quhet paketa, “Të fortët”, të cilëve, përmes një trajtimi ekzemplar, përmes përshkallëzimit të presionit të Policisë së Shtetit në çdo territor, do t’u rezervojmë dhe ndëshkime penale ekzemplare për format e tyre të preferuara të karshillëkut ndaj ligjit, ndaj qytetarëve dhe ndaj biznesit.

Së shpejti, natyrisht, duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime në Kodin Penal, këtë paketë do ta ndajmë me opozitën, duke shpresuar në mundësinë e kthimit të saj nga bota e filmave në terrenin e përballjes reale me kriminalitetin.

Burimi/Pamfleti

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment