Problemet me energjinë elektrike , banorët e Picarit të indinjuar

0
197

Prej ditësh banorët e fshatit Picar në bashkinë Gjirokastër përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike . Kjo jo vetëm prej motit të keq. Shkëputja e energjisë elektrike është një problem i hershëm i cili përsëritet shpesh duke iu kushtuar në xhepat e tyre banorëve.
20 ditë pa drita. Ikin e vijnë askush nuk përgjigjet. Cdo dimër këtë heqim. Na digjen pajisjet elektroshtëpiake detyrohemi blejmë të reja. Ne jemi të moshuar me pension 100 mij leksh .Ku ti gjejmë? I paguajmë lekët një për një e drita nuk kemi”-thotë një banor.
“Këto dy ditët e fundit sikur u stabilizuan pak .Është rast i përsëritur disa herë. Po ikën nuk kthehen më. Pensionistë ne , një hall të kemi ku të përplasemi pa drita . “-thotë një tjetër banor.
Ndërprerja e energjisë elektrike përsëritet shpesh më shumë fshatra duke iu shkaktuar banorëve dëme të konsiderueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here