Prodhuesit vendosin: Jo më bukë të prerë në furra

0
149

Ata që janë mësuar ta marrin bukën të prerë në dyqanet e prodhimit të saj duhet të përgatiten të heqin dorë nga ky shërbim.

‘Ne do të nisim një fushatë ndërgjegjësuese për konsumatorin, në mënyrë që ai të mos kërkojë bukën e prerë, por ta marrë atë në formën e pjekur. Edhe sipas ekspertëve, proceset kimike nuk ndikojnë mirë në bukë, pasi humbasin shumë vlera. Thikat e bukës konsumohen dhe metali i thikave shkon në bukë. Sa më pak ta presim bukën dhe sa më shumë ta ruajmë formën natyrale të saj, aq më mirë do të jetë për konsumatorin’, thotë Gëzim Peshkopia, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë e Brumrave.

Në dukje, kjo ka një prapaskenë për ruajtjen e shëndetit të konsumatorit, që u bashkohet masave të tjera në këtë drejtim, të tilla si ndalimi i tregtimit të bukës në qese plastike, etj.

Por vendimi nga subjektet e sektorit po merret edhe në kuadër të përpjekjeve për të kursyer energjinë.

Për subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë bukë, por edhe produkte të tjera brumi dhe ëmbëlsirash, do të vendosen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dy matës të ndryshëm, duke filluar nga muaji shtator.

Peshkopia thekson se kjo ka qenë një kërkesë e prodhuesve të bukës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here