Prokurori i antimafias italiane:Në Shqipëri korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime

0
198

“Në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare”.
Kështu shprehet Prokurori i Antimafias Italiane Nocola Gratteri, i cili prej vitit 1989 është nën mbrojtjen e një skuadre policore pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste.
“Kjo ka të bëj me aparatin e administratës publike që ka raste që hyjnë e ia dalin të penetrojnë dhe në institucionet gjyqësore. E këtë gjë e referojnë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me Shqipërinë”, është shprehur Gratteri.
Prokurori i antimafias thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të të penetrojë në ekonominë italiane
“Deri tani nuk më rezulton një gjë e tillë. Përveç grabitjeve në vila e grabitjeve të Tiranë. Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali, është e vështirë t’i sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh u pasur e askush nuk të thotë gjë”, vijon ai.
Gratteri thotë se mafia shqiptare është ngritur në nivel më të lartë. Atë e gjejmë gjithnjë e më të pranishme në Holandë në trafikun e kokainës por dhe në Kolumbi, në Amerikën e Jugut, duke organizuar blerjen e drejtpërdrejtë të sasive të kokainës për t’i trafikuar më pas në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here