Prokuroria mban “peng” prishjen e objektit të Harri Lenës në grykën e Këlcyrës

0
183

Objekti i ndërtuar buzë lumit Vjosa në Grykën e Këlcyrës, nuk bëhet fjalë që të prishet këto ditë deri sa të jap urdhër organi i akuzës. Sipas kryebashkiakut të Këlcyrës Klement Ndoni, ndërtimi pa leje që ka bërë Harri Lena përballë kompleksit të ujit Trebeshina në krahun tjetër të lumit, është në listën e pritjes deri në shkatërrimin e plotë të tij.

Për zotin Ndoni, Prokuroria e Përmetit, ka marrë në dorë cështjen e denoncuar nga Bashkia e Këlcyrës ku është bërë objekt gjatë ditëve të fundit. Tentativa e biznesmenit Harri Lena për të ndërtuar një objekt mu buzë lumit Vjosë, ka rezultuar e dështuar. Kjo falë edhe mungesës së lejes së ndërtimit nga ana e Bashkisë së Këlcyrës, si dhe e mungesës së lejes nga Baseni i Ujërave të Vjosës.

Mësohet se projekti parashikon ndërtimin e një depoje për grumbullimin e ujit të burimit të malit Trebeshinë dhe më pas cuarjen në kompleksin e ambalazhimit të tij.

Prokuroria e Përmetit nga ana e vet, ka ndërhyrë që ndërtimi mos të prishet pasi është objekt hetimi dhe ndërkohë që shërben për marrjen e provave në terren.

Burime nga organi i akuzës në Përmet, nuk specifikojnë kohën se kur do të hiqet “karantina” e objektit për t’iu nënshtruar pastaj prishjes nga ana e IKMT së Bashkisë së Këlcyrës. Vetë kryebashkiaku Ndoni garanton në shkatërrimin e objektit të Harri Lenës shumë shpejt dhe clirimin e hapësirës së uzurpuar me pa të drejtë duke vendosur kështu një standart në dënimin e paligjshmërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here