Protesta e Berishës, reagon Basha: Kishte demokratë që i njoh personalisht, ndjeva keqardhje të thellë për ta!

0
142

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë lidhur me protestën e organizuar pasditen e sotme të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në ‘Real Story’, Basha tha se në protestën që nisi nga oborri i selisë së PD, kishte demokratë që i njihte personalisht.

Sipas tij, këta persona me të cilën tha se ka punuar në fushata e protesta, po keqpërdoren për interesat personale të Berishës.

Në oborr kishte demokratë, jo thjesht njerëz të interesave të ngushta që e urrejnë dhe e kanë urryer Sali Berishën, e që i janë bashkuar për interesa të ndryshme. Aty kishte demokratë që i kam pasur në krah në beteja. Ti shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë ky Sali Berisha që ka dominuar PD këto vite, t’i shohësh të keqpërdoren ndjesia e parë teksa i shihja është një ndjesi dhimbjeje.

Ata janë njerëz që s’e meritojnë të keqpërdoren. Ata po vuajnë gabime. Ata kanë dhënë shpirtin e tyre, jo për të madhe një vend pune, por demokracinë, triumfin e saj, mbi 8 vite të një qeverisje që pak ka të bëjë me demokracinë e Shqipërisë. Ndjesia e parë është keqardhje kur sheh ata demokratë aq sa ishin të përdoren.

Ndjenja e përgjegjësisë për të bërë gjithçka që këta demokratë të mos i kesh të pashpresë, por t’i kem në krah, në krahun tim, në një betejë frontale, këtë herë me pjesën dërrmuese të shoqërisë. Me një betejë që s’ka të bëjë me karrierën time dhe hallin tim personal, por fatin e shqiptarëve”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here