Protesta e Kukësit, Tritan Shehu “ngjarje e paralajmëruar”.

0
156

“Këmbanë e fortë për gjendjen e mjerë dhe shpërthyese në vend”.

Kështu e ka përkufizuar  deputeti  i PD Tritan Shehu ngjarjen e sotme të Kukësit që sipas tij ka qenë pasojë e varfërisë dhe arrogancës së pushtetit.

Reagimi i Shehut vjen pas fjalës së kryeministrit Rama që urdhëroi përjashtimin e menjëhershëm të socialistëve, përkrahës të protestës. Ai ka paralajmëruar se ushtrimi i dhunës ndaj qytetarëve sjell shpërthimin e tyre, ndoshta shumë herë më të madh se ai i sotëm.

Reagimi i plotë i deputetit  Shehu:

Ngjarjet e sotme te Kukesit jane nje paralajmerim dhe nje “kembane”e forte, qe tregon se sa shperthyese eshte gjendja ne vend, si pasoje e varferise, arbitraritetit, arrogances se pushtetit etj.
Krijimi i kesaj prej keq qeverisjes, e shoqeruar kjo me nivelin e larte te korrupsionit e kriminalizimit, e ben te imagjinueshem fraxhilitetin e vendit.
”Kukesi” i sotem ishte nje ngjarje e paralajmeruar, qe mund te ndodhte e mund te ndodhi kudo ne Shqiperi, se gjendja eshte vertet e mjere gjithekund.
Fakti qe manifestuesit nuk i perkisnin vetem ndonje spektri politik, Kryeministri indirekt e konfirmoi pjesemarjen aty edhe te drejtuesve lokale te PS, tregon se sa e gjere dhe e thelle eshte pakenaqesia, sa shperthyes eshte realiteti.
Urdheri i Kryeministrit per ”t’i perjashtuar menjehere te tijet” ( nga do i perjashtoi jane te zgjedhur?), flet qartesisht per pasigurine e thelle dhe amulline qe ka perfshire tashme qeverisjen.
Cdo dhune, sic u paralajmerua e mundeshme ndaj qytetareve te asaj zone sonte, mund te inicioje nje shperthim te tille, shume here me te madh dhe te gjere se ai i dites.
Prandaj kujdes!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here