Protesta e opozitës, legjitime, qeveria është kapur në flagrancë

0
173

Ish-ministri i Drejtësisë i qeverise Ylli Manjani e ka përkrahur protestën e opozitës më 26 maj. Në një shënim në Fb, Manjani shprehet: “Pa dyshim që protesta e opozitës për largimin e qeverisë, që veç te droga e ka mendjen, është legjitime. Pa asnjë mëdyshje do jem në atë tubim si opozitar që bën detyrën qytetare të protestës ndaj të keqes më të madhe që na ka zënë: Droga dhe diktati!

Zhgënjim do ishte nëse nuk do protestohej dhe jo kur protestohet! Qeveria është kapur në flagrancë, tashmë me prova, si drejtuese dhe nxitëse e trafikut ndërkombëtar të drogës! Lajmet raportojnë çdo ditë shqiptarë që kapen nëper botë dhe qeveritarë, që zhyten thellë e më thellë në skandale droge e pisllëqesh. Fshehja e Ramës pas fustanit të Prokurorisë, fustan të cilin ja ka qepur vetë, është thjesht përpjekje idiote për të fshehur të keqen.

Protesta deri në largimin e kësaj qeverie është detyrë qytetare, më shumë se detyrë politike opozitarësh. Prandaj qytetarisht do protestoj!” ka përfunduar Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here