Protesta kundër masave anti-Covid, përshkallëzohet situata në Hollandë, policia u sul qentë protestuesve

Orët e fundit janë përshkallëzuar protestat në Hollandë kundër masave anti-COVID. Mijëra qytetarë të mbledhur në Amsterdam janë bërë bashkë, duke dalë kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria holandeze.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video ku shihet edhe ndërhyrja e policisë duke u kthyer në një shesh beteje me qytetarët. Por protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve.

Në foto shihet se policia ka përdorur qentë për të shpërndarë turmën, ku shihet se ata janë lëshuar dhe kanë kafshuar një protestues. Kjo situatë e tensionuar erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale mbi kontrollin e protestës duke lëshuar policinë mbi protestuesit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment