Protesta: Naftëtarëve në Ballsh u bashkohet dhe Sindikata e fermerëve

0
170

Protesta: Naftëtarëve në Ballsh u bashkohet dhe Sindikata e fermerëve
Naftëtarët e Ballshit, janë duke zhvilluar protestën e tyre, përballë uzinës së rafinerisë së naftës në Ballsh. Të revoltuar, ata kërkojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të uzinës, në mënyrë që të marrin librezat e tyre personale të punës. Gjatë tubimit të ditës së sotme, mungojnë forcat e policisë, ndërkohë që perimetri i jashtëm i rafinerisë, është në mbrojtje të policisë private të kontraktuar nga kompania. Ajo që bie në sy gjatë protestës së sotme, është përkrahja që u është bërë naftëtarëve nga sindikata e fermerëve të zonës. Nën thirrjet se “Rafineria është e naftëtarëve”, ata kërkojnë të hyjnë në uzinë dhe të marrin librezat e punës, në mënyrë që të arrijnë të marrin përkrahjen sociale. Kujtojmë se një pjesë e naftëtarëve, ndodhen ditën e sotme në ditën e 16 të grevës së urisë, ku disa prej tyre për shkak të problemeve shëndetësore, janë detyruar të dalin prej ngujimit në gjendje të rënduar të shëndetit fizik. Qeveria është shfaqur indiferente ndaj problemit të tyre, duke e shpallur një problem të brendshëm të kompanisë. Nga ana tjetër, naftëtarët kanë deklaruar se nuk do të reshtin së protestuari për të drejtat e tyre, duke përshkallëzuar protestat e tyre, deri në marrjen e pagave të prapambetura, si dhe lidhjen e kontratave individuale për rifillimin e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here