Protesta/ Sërish gaz lotësjellës dhe arrestime

0
162

Në Tiranë po protestohet përsëri për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë.
Protesta nisi e qetë, teksa protestuesit thërrisnin “Rama ik” si dhe “poshtë diktatura”. Por pak momente pasi nisi protesta, policia përdori gazlotësjellës për të shpërndarë protestuesit.
Po ashtu, policia shoqëroi disa qytetarë në afërsi të Drejtorisë së Policisë, ndërsa grupi të tjerësh të rinj janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here