Protesta/ Shahini mesazh një ditë para provimit të matematikës: Një stër-politizim i skajshëm dhe i tmerrshëm

0
147

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i është drejtuar me një video-mesazh nxënësve dhe prindërve të tyre, një ditë para provimit ët matematikës, ndërsa prej disa ditësh maturantët janë në protestë, duke shprehur pakënaqësi për testet.
“Ju drejtohem sepse jeni shqetësuar nga një debat i çuditshëm dhe i stërpolitizuar mbi maturën Kombëtare. Një stërpolitizim i skajshëm dhe i tmerrshëm që jo vetëm shpërqendroi nxënësit nga përgatitja për provimin e radhës, por edhe keq informoi një debat që mund të ishte një debat i rëndësishëm kombëtar. Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Komiteti i Maturës Shtetërore kanë adresuar të gjitha shqetësimit që janë adresuar nga nxënësit dhe mësuesit dhe nuk kam çfarë të shtoj më për këto informatat që kanë dhënë institucionet përgjegjëse. Këto janë çështje teknike dhe duhet ta diskutojnë personat e fushës dhe më pak ne që jemi persona politik. Provimet kombëtare nuk paralizojnë nxënësit, është i dizajnuar jo vetëm të masë njoghuritë e nxënësve , pro dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë.
Testi PISA që është dhe standardi i vlerësimeve për nxënësit e bën këtë. Ky lloj testi informon edhe qendrën shërbimeve arsimore që të orientojë drejtë një matje të tillë. Të gjithë vendet kanë shkuar drejtë kësaj dhe jemi duke matur kompetencat që nxënësit mund të kenë dhe jo njohuritë që mund t’i kenë mësuar përmendësh nëj ditë para mësimit. Nxxënësit thoshin që kishte më shumë pyetje logjike dhe kështu duhet ët jetë.
Njohuritë për Letërsinë duhet të na hynë në punë edhe për jetë. Provimet kanë filluar të masin aplikimin në jetë të njohurive. Një debat për mënyrën si po zhvillohet gjuha shqipe, letërsia shqipe dhe se si po u mësohet nxënësve në shkollat tona, duhet bërë nga ekspertët jo nga politikanët. Njerëzit e fushës që dinë ta adresojnë këtë në mënyrë produktive dhe për ta përkthyer në praktika mësimore. Iu referova protestuesve të rijnë, sepse nuk e di kush po proteston”, tha ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here