Protestat për plehrat, tv japin Ramën

0
254

Tv all-news dhe mediat e tjera elektronike, kanë injoruar një ndër aktivitetet me ndikim në publik sic është protesta e kundër plehrave, që organizon shoqëria civile. Në këto momente, të gjithë mediat që kanë ndikim në publik sidomos ato të formatit informativ, janë përqëndruar tek zhvillimet e asamblesë së PS që organizohet paralelisht me protestën e antiplehrave në kryeqytet. Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së, në momentin kur protesta kundër plehrave po zhvendosej drejt kryeministrsë. Kjo qëllimisht që askush nga tv, të mos transmetonte protestën e shqiptarëve kundër plehrave dhe ligjit të Edi Ramës për të importuar në Shqipëri plehra. Të gjitha televizionet që japin lajme 24 orë kanë vendosur që të transmetojnë fjalimin e Edi Ramës  i cili ka folur për arritjet e qeverisë në rritjen ekonomike, në universitete, në bujqësi etj. Të gjithë zërat e qytetarëve janë shuar përballë zërit të kryeministri Edi Rama, kjo sepse asnjë televizion nuk i ka transmetuar ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here