PS dhe LSI kanë dashuri, ndërsa socialistët në Bashki, Zamira po i bën hi

Dëbimi i Fadil Bojos koordinator politik i PS për lagjen “18 Shtatori” nga posti i drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës, ka kaluar me buzëqeshje dhe përqafime mes kandidatëve për deputetë të PS, Cuci e Kumbaro nga një anë dhe kryebashkiakes Rami e Vangjel Tavos nga ana tjetër.

Në celjen e sezonit të ri turistik në Gjirokastër, Rami, Tavo, Cuci e Kumbaro, janë sjellë me njëri-tjetrin sikur nuk ka ndodhur asgjë një ditë më parë. Bashkë me baltën që mbulonin vazot me lule, Cuci me Tavon dhe Kumbaro me Ramin, janë përqafuar dhe puthur vec e vec tamam si “dashnorët e Veronës” panoramë e denjë për LGBT.

Fotot tregojnë atë cfarë ndodh realisht në Gjirokastër dhe që elektorati socialist, duhet të kuptojë se kujt duhet t’i besojnë votën, Cucit dhe Kumbaros apo Ramit e Tavos. Gjithësesi këto figura, janë dy anë të një medaljeje.

Dhe me këtë rast, dy vargje u shkojnë për shtat nga e gjithë kjo fabul:

PS dhe LSI kanë rënë në dashuri!!!

Ndërsa socialistët në Bashki, Zamira po i bën “hi”.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment