“PS-së i merrni të keqen ju”, Rama: Kudo ka pastrim parash, Ndrangheta ndërtoi vetëm një dyqan

0
146

Merr letra nga dosjet atje dhe hidhi ketu e bëji çorap dhe dynjanë me llafe. Kështu deklaroi shefi i qeverisë Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët për lidhjet e mundshme të zyrtarëve të lartë shqiptarë me eksponentë të Ndraghetës.
Sipas tij, Prokuroria e ka thënë qartë se i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur komnflikt mes ortakteve.
Rama u shpreh se në çdo vend ka pastrim parash, madje sipas tij rregullat janë më të shtrënguara në Shqiperi.
“A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë pista dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera”, tha kryeministri.
Duke iu kthyer gazetarëve, Rama tha se përgjimet janë marrë dhe janë bërë “cop cop” nga vetë dora e shqiptareve.
“Është e paprecedentë që ambasadori italian të detyrohet të shprehet. E dini pse është shprehur. Sepse janë të mahnitur, të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s’ka lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauza komune nëpër media dhe ta bëjë Shqipërinë cop, cop në shqip, nga duart e shqiptarëve. Si e para përfytyroni ju që nëse do kishte diçka këtu do kishte mbetur pa dalë atje, apo do kishte mbetur pa ardhur këtu në çfarëdo forme” , tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshëme, kryeministri iu kthye ashpër gazetarëve dhe opozitës.
“Ata që e luftojnë mafian shtrirë nëpër kolltuqe si derrat e kënaqur të Migjenit e mbajnë shqiptaret me dokrra e bëjnë si ekspertë të luftrave e janë më të korruptuar e inkriminuar se gjithë ne së bashku po e po, se as unë e as ju nuk hyjmë në këtë kategori por dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit.
Ështe njësoj sikur tju them une a jeni e sigurt që lojtarët e fatit nuk bëjnë linjën editoriale të tv tuaja? PS i merrni të keqen ju që të gjithë që të jemi të qartë, dakort?” , u shpreh ndër të tjera Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here