Psoriasis ,sëmundja autoimune që prek rreth 2-3% e popullatës

Psoriasis është një sëmundje autoimune që shkaktohet nga nxitja hiperbolike e rrugës qelizore të sistemit imun.

Zhvillimi i sëmundjes lidhet me bashkëveprime të komplikuara midis qelizave të bardha të gjakut, qelizave epiteliale të lëkurës dhe një sëre elementesh të tjera të inflamacionit që quhen ndërmjetësit (kimiokina, citokina, interleukina) etj.

Sot, në bazë të statistikave vuajnë rreth 2-3% e popullatës. Fatmirësisht në shumicën e rasteve sëmundja nuk shkakton problem më shëndetin në përgjithësi, por lokalizohet në lëkurë dhe të sëmurët shqetësohen më tepër nga ana psikologjike se ajo shëndetësore.

Në bazë të elementeve të sëmundjes dallojmë katër tipe të sëmundjes.

Psoriasis tipik. (Psoriasis vulgaris ose me pllaka). Shfaqet për vite të tëra me pllaka të skuqura që mbulohen nga luspa me ngjyrë argjendi.

Psoriasis me pika të vogla . Karakterizohet nga elemente të vogla dhe të shpërndara, të skuqura dhe me luspa.

Një formë e rrallë e psoriasisit është edhe ajo që quhet psoriasis pustuloz. Mund të lokalizohen në disa pjesë të trupit si në pëllëmbë te duarve dhe shputat e këmbëve ose të shpërndara në gjithë trupin.

Shumë rrallë shfaqet edhe një formë tjetër që quhet eritrodermia psoriatike e cila shfaqet me skuqje dhe rrjepje në të gjithë trupin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment