Publikohet draft statuti i PD i cili nesër pritet të miratohet nga Këshilli Kombëtar

0
164

Teksa Partia Demokratike pritet të mbledhë nesër dhe pasnesër Kongresin e Partisë Demokratike për të ndryshuar statutin e PD-së, publikohet draft statuti.

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendimmarrje.

  1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
  2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
  3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

  1. I hapur për propozime.
  2. I bazuar në kritere ta shpallura.
  3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
  4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
  5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar

  1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
  2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
  3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
  4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
  5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Klikoni për të parë draftin e plotë.

https://pd.al/statuti-partise-demokratike/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here