Puc Institucional !

0
756

Nga Roland Bejko

Ju kish marrë malli për revolucionin kulturor Kinez, për grupet e kontrollit punëtor-fshatar?

Ja tek e keni.

Prej disa ditësh para syve tanë, ditën me diell e natën me hënë a me drita Edi Rama po konsumon një krim.

Me metodat e Revolucionit Kulturor Kinez po bën një puç institucional. Ka krijuar grupe pune të tipit të kontrollit punëtor-fshatar që kryesohen nga deputetët socialistë, ka hapur një portal shqipëriaqë[email protected] ku i fton qytetarët (militantët e partisë së vet) të spiunojnë pranë Atij personalisht kundërshtarët politikë në administratë nën pretekstin se po lufton të paaftët dhe të korruptuarit.

Por në fakt, Edi Rama po i heq atributet DAP-it, Shkollës së Administratës Publike, Komitetit të Përhershëm të Pranimit dhe Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes së Nëpunësit Civil, po shkel Ligjin Nr.152/2013 mbi Nëpunësin Civil (i ndryshuar) duke i zëvendësuar institucionet me revolucionarët Kuq e Zi të Partisë që në emër “Të Administratës që Duam” të largojë nga administrata të gjithë kundërshtarët e vet politikë dhe në vend të tyre, të emërojë militantët socialistë, ose mercenarët e blerë gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Dikush mund të thotë që “punë e madhe, po largon militantët e LSI-së rekrutuar në administratë në mënyrë partiake dhe jo ligjore, pasi “demokratë” vështirë se ka mbetur njeri pa u larguar apo pa u rekrutuar gjatë katër viteve që përcollëm”.

Dakord, por një paligjshmëri e tillë nuk mund të luftohet me një tjetër paligjshmëri, për më tepër duke zëvendësuar institucionet përgjegjëse të shtetit me një strukturë partiake të stilit Maoist.

Ndaleni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here