Punëtorët e Uzinës në Ballsh nuk ndalin protestën, kërkojnë me urgjencë ministren Balluku

0
201

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë, duke vijuar të kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Naftëtarët kërkojnë takim me ministren Belina Balluku. Ata shprehen se nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre. Ndërkohë, gjatë protestës së djeshme në qytetin e Ballshit pati përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Pas përplasjeve policia ushtroi kontrolle në banesa dhe rreth orës 19:00 të pasdites dhe ka shoqëruar 15 persona në komisariat. Naftëtarët thonë se gjatë marrjes në pyetje, policia ka kërkuar informacion se përse ishin mbledhur dhe se kush e organizoi tubimin. Pas kësaj procedure në komisariat, protestuesit shprehen se janë lënë të lirë. Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here