Punimet tek kanali, rrezohet një 64 vjecar, Inspektoriati i Punes bën sehir, Bashkia po ashtu

0
557

Një 64 vjecar është lënduar rëndë mesditën e sotme si pasojë e rënies në thellësinë e kanalit të ujërave të bardha. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër pranë Gjimnazit “Siri Shapllo”. Pashun Memishaj viktima e këtij aksidenti, ka dashur të kalojë në dyqanin e të vëllait të tij afër linjës së rrezikshme të ndërtimit të këtij kanali. Ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi gati 4 metra duke rënë pa ndjenja poshtë kanalit. Dëshmitarët në vendngjarje, shprehen se 64 vjecarit i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë poshtë. Ndërkohë që mungesa e masave mbrojtëse nga ana e firmës ndërtuese për këmbësorët, është shkaku i ngjarjes. Menjëherë Pashun Memishaj, është cuar në spitalin e Gjirokastrës ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Plagët që ai ka marrë kanë qenë në pjesë të ndryshme të trupit si dhe në kokë. Punimet që po ndërmerren prej kohësh në disiplinimin e rrjedhës së kanalit të madh të ujërave të bardha, kanë për investitor Bashkinë e Gjirokastrës ndërsa kjo e fundit duket se nuk ka marrë masa sigurie për këmbësorët. Natyrshëm lind pyetja, a ka Inspektoriat Pune Gjirokastra për të kontrolluar sigurinë e punëtorëve dhe këmbësorëve ku ka për object këtë pikë të vecantë? Sot vërtetohet se Inspektoriati i Punës bën sehir kur njerëzit vriten në kohë me diell.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here