Pushteti vendor në Qarkun e Gjirokastrës në kaos total, fshatra të tëra nën izolim

Ndonëse ka një javë që dëbora ka rreshtur së rëni, situata në Qarkun e Gjirokastrës ngelet sërish kritike në qarkullimin e njerëzve nëpër zonat malore.

Problematike ngelet situata në Zagorie ku fshatrat Zhej dhe Lliar ngelen të izoluara dhe banorët e këtyre zonave apelojnë për ndihmë nga ana e pushtetit vendor. Bashkia e Lobohovës është tërësisht jashtë loje pasi në asnjë moment nuk është treguar disponibile për hapjen e rrugëve rurale që lidh Libohovën me zonën e thellë të Zagories.

E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatrat e Këlcyrës ku rruga që lidh Këlcyrën me Malëshovën, Leskaj dhe Limarin qëndron e bllokuar si pasojë e prezencës së dëborës dhe asnjë mjet i rëndë nuk ka shkuar për të cliruar aksin rural ku rrjedhimisht banorët e kësaj zone janë në ditën e nëntë të izolimit.

Ndërkaq akset rrugore Kolonje-Golem në Gjirokastër dhe Miçan-Vërçisht-Zavalan-Ogren në Frasher të Përmetit paraqesin vështirësi për shkak të borës dhe ngricave në lëvizjen e mjeteve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment