Q.K.M.A Gjirokastër sjell revistën “Xina”, një botim i gazetarëve të rinj

0
207

Në kuadër të projektit “Rinia dhe Media” të BE-së, Qendra Kulturore Mediatike Antigonea në Gjirokastër ka prezantuar revistën “Xina”. Një revistë e cila përmban disa artikuj të gazetarëve të rinj që punojnë aktualisht në media dhe të tjerë që synojnë të jenë pjesë e saj në të ardhmen.
Sipas asaj që paralajmëron organizatori, njëherazi drejtuesi i këtij projekti gazetari Ëngjëll Serjani , revista do të pasojë me disa botime të tjera në vijim, ndërsa gazetarët janë duke punuar dhe sjellë artikuj të rinj , të veçantë , me tema specifike.
Ky projekt është i mbështetur nga 7 organizata të njohura mediatike ballkanike si Fondacioni “Mediacentar”, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Maqedonas për Median, Instituti Malazez i Medias, Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad, Instituti i Paqes, SEENPM) në Ballkanin Perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here