Qarkullonte me pistoletë në brez, pranga 31 vjecarit nga Kalivaci i Tepelenës

Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë.

Kjo i ka ndodhur Lulëzim Hadërit 31 vjecar nga fshati Kalivac i Tepelenës, të cilit i’u gjet pistoleta tip “Bereta” me nëntë fishekë.

Burimet policore, kanë konfirmuar se kanë qenë specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjirokastër, ata që kanë arrestuar 31 vjecarin për armëmbajtje pa leje.

Hadëri u pikas nga policia, teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Mercedez-Benz”, me targa AA258DT. Policia gjatë kontrollit rutinë në automjet, zbuloi pistoletën prodhim italian dhe 9 fishekët.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme ndërkohë që ndaj 31 vjecarit nga Kalivaci, rëndon vepra penale e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municioneve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment