Që nga sot kemi nevojë për fitore të një tjetër lloi !

0
179

Nga Roland BEJKO

Që nga sot kemi nevojë për fitore të një tjetër lloi !

====================================

Kampionati Botëror mbaroi më së miri. Francezët e fituan atë pa u lodhur shumë sepse ishin efikasë në gjithçka. Traineri ishte regjizori dhe arkitekti i këtij suksesi të merituar. Lojtarët dhanë më të mirën e tyre dhe duke ndierë peshën e përgjegjësisë si përfaqësues të kombit francez ditën më së miri të harmonizonin talentin individual me frymën e grupit.
Të bashkuar ja dolën të fitonin.
Ata tani janë kampionë!

Pyetja është, po ne, a mund tja dalim të fitojmë dhe të shpallemi kampionë ndaj marrëzisë qeveritare që po na shkatëron?!

Po mor, mund t’ja dalim, por na duhet shumë punë për ta çmontuar të keqen që ka hedhur rrënjë të thella dhe po e degradon përditë e më shumë këtë vend e këta njerëz !

Le ta nisim me Teatrin.

Të mbrosh Teatrin nga prishja, nuk është thjesht një akt fizik për të mbrojtur një godinë, as vetëm çështje nostalgjie se aty ka luajtur aksh aktor apo është vënë në skenë aksh dramë, por se aty kryqëzohen gjithë problematikat aktuale të këtij vendi e këtij populli.

Aty mbrohet e ligjshmja nga sulmi i të paligjshmes; Qytetari nga grabitja e bandës së oligarkëve që pastrojnë paratë e krimit; Trashëgimia historike nga marrëzitë futuriste të shijeve estetike perverse personale të Edi Ramës.

Aty pëplaset ekonomia legale me atë ilegalen.Aty bie euro dhe dollari dhe forcohet artificialisht leku. Aty ndërtohen piramidat e reja financiare që do ta çojnë në faliment e larg qoftë edhe në luftë civile këtë vend. Aty pastrohen parate e trafikut.

Aty mbrohet individi i brishtë dhe pa përkrahje nga arbitrariteti i pushtetarit arrogant.
Aty përplaset nderi dhe morali me degjenerimin moral dhe megakorrupsionin shtetëror.

Aty mbrohet nga shkatërimi trashëgimia kulturore, historike, urbane, qe po shkaterohet  nga vet ministresha që e ka për detyrë funksionale ta mbrojë dhe restaurojë atë. E ka detyrim ligjor zj. Ministre të bëjë mbrojtjen e të vjetrës historike që shërben për brezat që do vijnë si nyje lidhje midis tre kohëve krejt të ndryshme; Monarkisë-Diktaturës komuniste-Demokracisë ( hibride, partitokrate ashtu siç është ).
Ndëkohë që Ajo bën krejt të kundërtën. Përpiqet ta shkatërojë e ta vjedhë historinë dhe trashëgiminë urbane me një ligj posaçërisht të jashtligjshëm dhe tja kalojë atë intresave okulte.

E kuptoni tani sa larg ka shkuar marrëzia apo jo, ju mor tutkunë që thoni se Teatri nuk është çështja jonë ?!

Aty te Teatri, sistemi ka dalë lakuriq në gjithë shëmtinë e tij.

Aty te sheshi i Teatrit luhet Makbethi modern, ku kompleksi i krimit po i prish gjumin Edi Ramës duke e zhytur edhe më shumë në krim.

Aty te Teatri del qartë e më qartë se ekonomia kriminale si strategji e qeverisë është shkaktari i vetëm i falimentimit të fermerit që nuk ka ku shet prodhimet, i tregëtarit që falimenton, i të rinjve që skanë punë, i buxhetorëve që s’ju del rroga për të jetuar, i pensionistëve që nuk ju rritet pensioni etj, sepse paraja ka rënë vetëm në disa duar qeveritarësh hajdutë dhe oligarkësh kriminalë.

Prandaj, kush është sot kundër sistemit, duhet të vijë të protestojë te Teatri, sepse e keqja aty ka ngecur keq. Ka ngecur se i kanë dalë përballë intelektualët, aktorët, arkitektët, profesorët, akademikët, të rinjtë idealistë, pra i ka dalë kundër ajka, truri, mendimi, gjykimi, arsyeja, llogjika. Është zënë si miu në çark dhe nuk ka nga lëviz.

Hajdeni ti presim kokën kuçedrës !

Hajde jepi dhe ti një dorë o njeri, mos rri në shtëpi. Nesër e ka rradhën shtëpia jote për tu prishur, të jesh i sigurt. Nesër e ka rradhën prona jote për tu grabitur nga pelivani i bashkisë në emër të zhvillimit urban. Besoje këtë.

Dil nga shtëpia !
Dil e mbro veten tënde!

#REZISTO

#PROTESTO

#MBROTEATRIN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here