Qëllohen me njëri-tjetrin burrë e grua nga Cfaka, përfundojnë në pranga

0
165

Vihen në pranga dy bashkëshortë për konflikte mes tyre. Cifti i bashkëshortëve gjirokastritë është prangosur ditën e sotme për veprat penale kanosje, dëmtime të tjera me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë por sot veprimet policore, kanë vënë në pranga Denis Braja dhe Nevro Dudumi përkatësisht 25 dhe 24 vjec.

Burrë e grua nga lagje Cfakë në Gjirokastër janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një sherri të ndodhur në lagjen “Zinxhira” ku 24 vjecarja Nevro Dudumi kanosi me thikë bashkëshortin e divorcuar para pak kohësh Denis Braja.

Ky veprim i Nevros 24 vjecare, erdhi pasi Denisi goditi me sende të forta vëllanë e ish bashkëshortes M. Dudumi duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e gjymtyrëve dhe në fytyrë.

Ish kunati i tij ndodhet i shtruar në Spitalin Gjirokastër dhe është jashtë rezikut për jetën.

Të dy ish bashkëshortët ndodhen të izoluar në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës në pritje të dhënies së masës së arrestit pas 48 orësh nga Gjykata e Shkallës së Parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here