Qendra Shëndetësore e Memaliajt, e kthyer në qendër organizative të LSI

Reparti i Urgjencës në Memaliaj, është kthyer në një garnizon të LSI.

Kryeinfermierja Edlira Caca së bashku me infermiere të tjera, në orarin e punës prej ditësh janë marrë me përpilimin e listave të zgjedhësve.

Informacionet nga Memaliaj, konfirmojnë se në ndihmë të saj, janë vënë edhe infermieret e tjera të Qendrës Shëndetësore në Memaliaj si Fabiola H. Diamanta Velaj, Enkela Bajrami e Behar Bajrami burrë e grua ushtarë të LSI.

Sipas dëshmitarëve okularë në Qendrën Shëndetësore të Memaliajt, punonjëset e sipërpërmendura, janë të besuarat e kandidates për deputete të LSI Ediola Brahaj të cilën e kanë pasur eprore.

Në mitingun përmbyllës të LSI në Gjirokastër një javë më parë, Edlira Caca dhe Fabiola H, kanë njoftuar personelin e Qendrës Shëndetësore në Memaliaj me urdhër të drejtoreshës së DSHP Tepelenë Klodiana Gjoncaj që të shkojnë me detyrim madje duke marrë edhe mungesa.

Presioni ndaj infermiereve dhe personelit shëndetësor në Memaliaj dhe Tepelenë që bëhet gati 230 të punësuar, është i madh për të votuar LSI ditën e nesërme, madje qarkullojnë edhe sms në drejtim të tyre për të votuar me detyrim partinë e Ilir Metës pasi në të kundërt, të hënën shkarkohen nga puna.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment