Qeveria ka rënë, Edi Rama në gjurmët e Gruevskit!

0
164

Nga Roland Bejko

Qeveria ka rënë, Edi Rama në gjurmët e Gruevskit!

Shumë të këqija dhe disa të mira nga publikimi i të dhënave mbi pagat e qytetarëve….

Vetëm Bashkia e Tiranës shpenzon 200 mijë euro në vit për paga qokash politike/elektorale për këshilltarë të kryetarit të bashkisë që nuk kanë fare lidhje me atë punë ndërkohë që ndihma ekonomike për të papunët nuk vlen as për të mbushur njëherë shportën me ushqimt bazike për jetën.

Me shpirt ndër dhëmbë e mbajnë biznesin e tyre qytetarët e Tiranës për të paguar taksat e larta të Veliajt dhe Ramës me shpresën se ato do t’u kthehen mbrapsht si investime publike për parqe, lulishte, rrugë, kanalizime, pastrim, gjelbërim, ndriçim, transport publik, por joo…, ato shkojnë për të paguar 20 këshilltarë bashkie pa lidhje me atë pozicion pune dhe dhjetra qindra patronazhistët e rilindjes në institucionet e tjera publike, qoka për pronarët e mediave dhe “analistëve” që bëjnë avokatin e qeverisë duke justifikuar e mbuluar gjithë zullumet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here