Qeveria publikoi projekt-draftin, Daçi: Shqipëria ka cënuar Komisionin e Venecias, skenarët për shkarkimin e Metës

0
152

Një ditë më parë u publikua një projekt draft i Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Përfaqësuesi ligjor i palës paditëse Shoqatës së Bashkive Jordan Daçi, deklaroi se ai projekt-draft ishte publikuar nga qeveria.

Daçi ka sqaruar për RTV Ora  se bazuar në këtë projekt-draft, Venecia nuk legjitimon nismën e maxhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, teksa jep një përfytyrim të skenarëve të mundshëm.

“Sa i përket shkarkimit të presidentit mundësitë më të mëdhaja janë që të mos pranohet kërkesa dhe një mundësi tjetër është që meqenëse zgjati shumë kjo pjesa paraprake, kanë kaluar më shumë se tre muaj, kuadri ligjor sa i përket gjykimit të kësaj çështje është i ndryshëm, ka vetëm tre nene. Vetë gjykata nuk ju nënshtrua afateve të zakonshme prej 3 muajsh për të gjykuar çështjen. Duke pasur parasysh natyrën e çështjes dhe si do pozicionohen palët në këtë proces një variant është të mos pranohet dhe ka shumë gjasa që të ndodhë. Në mendimin tim presidenti nuk ka kryer shkelje nga ato që parashikon Kushtetuta për shkarkimin e tij, edhe nëse do të kemi shkelje do të jenë shkelje të lehta dhe për rrjedhojë nuk çojnë në shkarkim të tij. Dhe një variant tjetër që nuk është i pamundur është se do të zgjasë aq shumë gjykimi sa do të përfundojë vetvetiu mandati i presidentit para se të kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese. Gjithë variantet janë të mundshme por varianti më i mundshëm është i pari. Varianti që mund të shkarkohet presidenti për mua është pothuajse i pamundur duke ju referuar akuzës, hetimit që ka bërë Kuvendit që është një proces krejtësisht politik,” sqaron Daçi.

Publikimi i  projekt-draftit nga qeveria, sipas Daçit, është një shkelje që mbi të gjitha cenon integritetin e Komisionit të Venecias, dhe rrezikon bashkëpunimin e tij  me Shqipërinë.

“Nëse do të isha në Komisionin e Venecias do ti propozoja Komisionit të ndërpriste bashkëpunimin me Shqipërinë derisa Shqipëria të sillej si një shtet serioz që respekton rregullat e këtij Komisioni. Edhe publikimi që ju bë projekt-draftit, nëse ekziston një i tillë, sepse ai është shpërndarë para se ta kishin anëtarët e Komisionit të Venecias. Nuk e di nëse drafti është në atë formë apo është bërë nga dikush dhe është nxjerrë në atë formë. Gjithë qëllimi ishte për të vënë Venecian përballë faktit të kryer, një taktikë e përdorur nga qeveria. Është një shkelje shumë e rëndë që cënon integritetin e Komisionit të Venecias. Komisioni duke mos e ngritur këtë problem i bie të bëhet pjesë e lojës së ndyrë politike që karakterizon Shqipërinë në këto 30 vite,” vijoi Daçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here