Qeveria rikthen projektligjin për ndalimin e qeseve, ‘gafa’ me datën dhe firmën e kryetarit

0
166

Këshilli i Ministrave ka depozituar për herë të dytë projektligjin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. Shkak për ‘mbylljen’ në sirtar u bë afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme.

Akti ligjor parashikon sanksione të rënda, nga 300 mijë lekë për përdoruesit deri në 15 milionë lekë për ata që i prodhojnë ose importojnë.

“Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë. Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, dënohet me gjobë në vlerën nga 30.000 deri në 100 000 lekë”, thuhet në projektligj.

‘Gafa’ me projektiligjin e dorëzuar në Kuvend, mban ende firmën e Gramoz Ruçit, i cili ka muaj që është larguar nga posti i kryeparlamentarit, dhë njëherazi datën 1 qershor 2020. Sigurisht, qeveria e ka fjalën ndoshta për 1 qershorin e vitit 2022, çka nuk është bërë transparente në dokument.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here