Qeveria rrit çmimet e biletave për hyrjet në muzetë dhe parqet arkeologjike në vend

0
144

Nga viti i ardhshëm do të rritet çmimi i biletave për hyrjen në muze dhe në parqet arkeologjike.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sqaron se ka qenë kërkesë e institucioneve të varësisë, pasi çmimet ishin shumë të ulëta dhe nuk përballonin mirëmbajtjen e tyre.
Ministrja Margariti foli edhe për kategoritë që përfitojnë çmime të reduktuar apo biletë falas për të hyrë në muze dhe në parqet arkeologjike siç janë studentë të pajisur me kartën e studentit që mund të hyjnë falas.
Për herë të parë do të aplikohet bilateria online. Maragariti tha se në fokus nuk është vetëm e ardhmja ekonomike, por politika për të afruar sa më shumë njerëzit me sitet e trashëgimisë kulturore.
Një instrument i rëndësishëm është edhe monitorimi, për të qenë transparent dhe për të marrë masa në raste shkeljesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here