Qeveria zgjat ditët e pushimit zyrtar gjatë festave të fundvitit

0
143

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u morën disa vendime të rëndësishme sic ishte ajo e Buxhetit të Shtetit dhe shpërndarjen e pensioneve.
Po në këtë mbledhje me vendim të këshillit të ministrave është njoftuar se data 3 janar 2020 (e premte) do të jetë ditë pushimi zyrtar për të gjithë institucionet e administratës shtetërore në vend.
Kjo datë sipas kryeministrisë do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2020, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

  1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
  2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
  3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here