Qytetarët e gjobitur për shkelje të qëndrimit në Greqi/ Rama: Ja si duhet të aplikoni për rimbursim

0
149

Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për qytetarët që janë gjobitur nga autoritetet greke për faktin se kanë shkelur afatet e qëndrimit të tyre në shtetin fqinj.

Te gjithe qytetaret qe disponojne dokumentin e pageses se gjobes se autoriteteve greke per shkak te kalimit te afatit te qendrimit ne Greqi, jane te lutur te aplikojne per rimbursimin.

https://www.tatime.gov.al/…/njoftim-per-rimbursimin-e-gjoba…

*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe sicc janw zotuar ato do tw rimbursohen nga shteti shqiptar  

Ne themi atw qw bwjmw dhe bwjmw atw qw themi

Njoftim për rimbursimin e gjobave të vendosura shtetasve shqiptarë, jashtë Republikës së Shqipërisë:

Informojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:

dokumentin që vërteton marrjen e gjobës, çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).

individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.

Dokumentet e mësipërme, të përkthyera dhe noterizuara, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpëmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Për çdo pyetje apo paqartësi ju lutem kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe për të evituar vonesat në këtë proces, të dorëzojnë sa më parë dokumentat e sakta, sipas kërkesave si më sipër cituar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here