Qytetari: Motra ishte me diabet, doktoret e nxorren me Covid , e vdiqen

Elton Cela nga qyteti i Tepelenes ka ngritur nje akuze te forte lidhur me shendetesine ne vend. Ai thote se motra e tij 33 vjeç ka qene e diagnostikuar me diabet , si fillim e ka derguar te motren ne spitalin e Gjirokastres ku mjeket ne kete spital e kane nisur per ne Tirane pasi dyshonin per Covid. Cela thote se e dergoi te motren ne spital ne kryeqytet , ku e mbajten per 4 dite te shtruar si te infektuar me Covid 19 ndonese tamponet dilnin negativ . Pas 4 ditesh qendrim ne kete spital , mjeket e kane lajmeruar Eltonin se motra e tij kishte nderruar jete duke lene 3 femijet e saj jetim. Prej nje viti Eltoni ka kerkuar ndihmen e organeve te drejtesise ti japin nje zgjidhje pasi sipas tij e humbi te motren vetem si rrjedhoje e paaftesise se mjekeve per diagnostikim korrekt te semundjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment