Radhe te gjata ne Piken Kufitare te Kakavijes, qeveria hesht , njerezit mbeten rrugeve

Prej ores 6:00 te ketij mengjesi te hene po shenohen radhe te gjata ne piken kufitare te Kakavijes. Shkak per kete eshte bere mbyllja e doganes gjate nates prej ores 22:00 deri ne oren 6:00 si nje vendim i pales greke me qellim parandalimin e perhapjes se Covid-19 dhe testimi i te gjithe atyre qe pritet te kalojne doganen drejt shtetit fqinj.Nga ana tjeter pala shqiptare ka nisur punen me vetem 1 sportel cka ka shkaktuar radhe kilometrike per dysh ne kete pike kufitare.
Ata te cilet lejohen te kalojne jane kryesisht shtetas grek, apo shqiptar me leje qendrimi ne Greqi.
Ajo qe duhet theksuar eshte fakti se ka shume qytetare te cilet u duhet te shkojne ne vendin helen per pune apo per qellime tregtare ndersa po penalizohen per shkak te kesaj situate.Nga ana tjeter qeveria shqiptare dhe ministria e jashtme nuk po ben asgje per arritjen e nje marrevesheje me palen greke per lejimin e qytetareve apo qofte nje kategorie per kalimin drejt ketij vendi .Gjithashtu prej dates 16 gusht te gjithe ata te cilet do te lejohen te kalojne kufirin do tiu duhet te bejne 7 dite karantine.Ne te tilla kushte askush nuk merr iniciativen per te udhetuar drejt shtetit helen duke vazhduar me penalizimin dhe bllokimin e tyre brenda vendit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment