Rama bën “kurban” krerët e degëve të PS në Dropull, Këlcyrë e Libohovë

0
173

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka shprehur pakënaqësinë e thellë për punën e krerëve të degëve të partisë, në raport me nivelin e realizimin të detyrave të lënë nga mbledhja e parafundit të Asamblesë Kombëtare.

Krahas kritikave, Rama paralajmëroi të gjithë përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste me ‘prerje kokash’, nëse qëndrojnë indiferentë ndaj zërit të qytetarëve dhe që nuk marrin seriozisht procesin e bashkëqeverisjes.

Në Qarkun e Gjirokastrës, degët e PS më të prapambetura në procesin e rregjistrimit të anëtarësisë në portal, janë ato të Dropullit dhe të Këlcyrës të cilat kanë 0% rregjistrim, ndërsa Libohova performacën e rregjistrimit në portal e ka 9%.

Ndërkohë që rezultojnë me rezultate dhe performancë të lartë degët e PS në Gjirokastër, Përmet, Memaliaj.

Penalizimi ndaj krerëve të PS në Dropull, Këlcyrë e Libohovë, nuk do të mungojë cka do të thotë se Dhimitër Tolis, kreu i PS në Dropull, Hodjan Selmani, kreu i PS në Këlcyrë dhe Arbër Kënaci kreu i PS në Libohovë janë me ditë në këtë post dhe kjo vetëm se nuk kanë celur zyrat e bashkëqeverisjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here