Rama i beson Flamur Golemit, një detyrë të rëndësishme politike

0
156

Deputeti i ri i PS për Qarkun e Gjirokastrës Flamur Golemi, njëkohësisht kreu i PS për Gjirokastrën, i është ngarkuar një detyrë mjaft e rëndësishme nga Edi Rama.

Zoti Golemi do të hartojë raportin e analitik të zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Vlerësimi që i bëhet zotit Golemi, vjen në një kohë kur PS në Gjirokastër, ruajti kuotën e tre mandateve ashtu si në zgjedhjet e 2013.

Edhe pse Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i kësaj partie Edi Rama, bëri me dije pak javë më parë se do të kishte një analizë lidhur me rezultatin.

Për të kryer këtë analizë, u ngarkua një grup pune, e cila do të bëjë me dije në Asamblenë e Partinë Socialiste që pritet të mblidhet në fund të muajit gusht, të dhënat lidhur me zgjedhjet.

Mësohet se në këtë Asamble do të paraqiten 6 raporte të tilla, ndërsa janë zbardhur edhe emrat përgjegjës për çdo qark ku dy qarqe jo pak të rëndësishme si Vlora dhe Gjirokastra, do të jenë nën skanimin e zotit Golemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here