Rama e nis ditën me propagandë për vaksinën

0
157

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është shprehur se pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës anti-COVID, 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID-19 janë sot më të mbrojtur.
Rama thotë se procesi i vaksinimi do të vijojë, ndërsa shton se ritmi i vaksinimit do të rritet pas çdo jave, sipas planit të vaksinimit.
Postimi i Ramës
369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur
Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here