Rama futi kriminelët në parlament/ Berisha flet për herë të parë për marrëveshjen PD-PS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për marrëveshjen PD-PS për reformën zgjedhore dhe mosarritjen e objektivit që kishte opozita për rrëzimin e Ramës e krijimin e një qeverie teknike.
‘Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, qëllimi i opozitës për këtë vendim ishte së pari një sensibilizim shqiptar dhe ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri, së dyti rrëzimi i Ramës dhe së treti një qeveri teknike që të çonte vendin në zgjedhje.
Nuk po them që opozita i realizoi qëllimet e veta, por një gjë mund ta them. Opozita realizoi damkosjen shqiptare dhe ndërkombëtare.
Po ta vini re dialogu me ndërkombëtarët vijon normalisht sikur nuk ka ndodhur gjë. Opozita nuk e realizoi dot rrëzimin e Edi Ramës dhe zgjedhjet e reja. Ky është realiteti. Qëllimi i opozitës ishte rrëzimi i Ramës, por opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mosbindjen civile që t’i jepte shkelmin Edi Ramës përfundimisht.
Arsyeja? Asnjë faktor ndërkombëtar nuk merrte përsipër të mbronte Ramën nëse opozita gjente rrugën e duhur të mosbindjes civile. Unë mendoj se opozita duhet të stacionohej në bulevardin dëshmorët ‘me të apo mbi të’ pa ndërprerje.
Opozita kishin një strategji, por nuk realizoi dot fitoren. Faktori ndërkombëtar? Ua kisha thënë miqve që nuk duhet të prisnim për mbështetje dhe as të mos zemëroheshim për kritikat pas vendimit të djegies së mandateve. Nuk kishte skenar për ta përmbysur me dhunë Ramën’ – tha Berisha.

Gjithashtu ish kryeministri ka hedhur akuza të forta në lidhje me kriminelët në politikë.

“Banditët janë produkt i Edi Ramës.
Nuk ka futur askush banditë, vrasës në parlament. I futi Edi Rama.
Por jo vetëm kaq. Janë 15 banditë e kriminelë në bashki” , tha ish-kryeministri .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment