Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë, kujdes nga mendjet e shthurura!

0
150

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërcënimin real që ka vendi ndaj hyrjes së epidemisë së koronavirusit edhe në vendin tonë, të cilin e ka quajtur një kërcënim njësoj si në gjithë botën, ndërsa garanton marrjen e të gjitha masave.
Në faqen e tij të Facebook, Rama ka transmetuar qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë mbi koronavirusin dhe masat që ka marrë vendi ynë.
Për kryeministrin Rama, vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.
“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim
Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.
Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, shprehet Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here