Rama mbron plehrat dhe iu shpall luftë portaleve

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët. Kreu i qeverisë tha se ky mekanizëm nuk është një faqe me shumë në internet, por përforcon demokracinë dhe institucionet.

Sipas Ramës çdo anëtar i kësaj platforme do jetë me identitet të verifikuar dhe nuk do jetë si “Facebook”.

Gjithashtu Rama u shpreh se “Një dritare tjetër është fjala ime. Gjithsecili që ka të drejtë të kontribuoje lidhur me reformat, kur flitet konkretisht për një reformë. PSH: do të bëhet diskutimi për mbetje. Nuk do ia lëmë këtë diskutim portaleve dhe ‘Facebook’, por që do të diskutohet mes nesh dhe gjithë atyre që bashkë me ne janë përfshirët në këtë udhëtim 4 vjeçar. Çdokush që do të shkruaj një opinion do të marrë një përgjigje”, tha Rama.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment